|
|
|

Më të mirët e 5000 kandidatëve të EBC*L nga të paktën 12 vende do të kenë mundësinë të vlerësohen si "Kampionët EBC*L 2010" në një nga konkurset më të mëdhaja ndërkombëtare në Evropë për edukimin mbi sipërmarrjen. Ky mund të jeni JU.
Lajmi i mirë: Nuk kanë vetëm tifozët e futbollit kampionatin e tyre ndërkombëtar, sepse që nga viti 2007 organizohetLiga e Kampionëve të EBC*L për ata që dëshirojnë të provojnë kompetencën e tyre në biznes.
Testimi dhe Certifikata EBC*L do të jenë baza dhe rregullat për këtë konkurs. Certifikata EBC*L është një dëshmi e kompetencës në biznes, e pranishme në më shumë se 30 vende.
Fituesit e konkurseve të mëparshme ishin nga Polonia, Austria dhe Hungaria.
Liga e Kampionëve 2010 mbështetet nga Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Sipërmarrjen dhe Industrinë (DG Enterprise and Industry), në kuadër të programit CIP për mbështetjen e sipërmarrjes (më shumë informacion mund të gjeni tek rubrika “Mbështetës dhe Sponsorë”.
Kështu Liga e Kampionëve EBC*L është bërë një nga konkurset më të mëdhaja ndërkombëtare për kompetencën në biznes.
Prandaj ju duhet të merrni pjesë!

MMag. Victor Mihalic
EBC*L International
|
|

Sokol Avxhiu M. A
PARSH Director
|
|
|
|
|