|
|
|

Mirëseerdhët në Testin e Ligës së Kampionëve të EBC*L!
Ky testim ju jep mundësinë të kualifikoheni për Ligën e Kampionëve 2010 të EBC*L një prej konkurseve më të mëdha në fushën e Kompetencës në Biznes në Evropë.
Sa më i lartë rezultati aq më të mira janë mundësitë tuaja për pjesëmarrje!
Ju urojmë gjithë të mirat. Ju mund të jeni kampion!

Sokol Avxhiu M. A
Drejtori i Zyrës së Përfaqësimit për EBC*L në Shqipëri
Procedura organizative:
1.
|
Përpara se të fillojë testimi duhet të regjistroheni. Pas regjistrimit ju mund të filloni menjëherë testimin.
|
2.
|
Testimi është një provim me zgjedhje të shumëfishtë dhe përbëhet nga 16 pyetje. Temat që përbëjnë pyetjet janë marrë nga librat e Nivelit A të EBC*L dhe më konkretisht nga "Kontabiliteti", "Objektivat e Biznesit dheTreguesit e Menaxhimit ", "Llogaritja e Kostos dhe e Çmimit" si dhe "E Drejtë Biznesi".
|
|
Pyetjet mundësohen nëpërmjet
Easy Business (www.easy-business.cc). |

|
3.
|
Për secilën pyetje përgjigje të sakta mund të jenë një, më shumë se një, asnjë ose të gjitha përgjigjet e ofruara si alternativ.
|
4.
|
Pas përgjigjes së pyetjes së fundit rezultatet e testimit dërgohen në Zyrën e Përfaqësimit Kombëtar të EBC*L. Ju mund të shihni në çast sa i lartë është rezultati juaj.
|
5.
|
Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të Ligës së Kampionëve për EBC*L përcaktohet ekskluzivisht nga Zyra e Përfaqësimit të EBC*L në Shqipëri. |
Duke u regjistruar për testimin ju bini dakord për termat dhe kushtet e Ligës së Kampionëve të EBC*L. (www.ebcl.eu/ChampionsLeague) dhe të dhënat tuaja mund të përdoren nga EBC*L. Çdo veprim ligjor është i përjashtuar.
Fillo testimin!
|
|
|